Rreth nesh
Disa rreshta rreth nesh
MISIONI DHE VIZIONI
EUnoia është një organizatë joqeveritare, jopolitike, jofetare dhe jofitim prurëse.
EUnoia në veprimtarinë dhe vendim-marrjen e saj është e pavarur nga qeveria, institucionet në varësi të qeverisë, shoqata, grupime ose parti politike, fetare, biznesi etj. EUnoia mund të jetë anëtare e grupimeve apo organizatave të tjera brenda dhe jashtë Shqipërisë. Vendimin për anëtarësinë e EUnoia e merr Bordi i Drejtorëve.
Shoqata promovon përvoja ndërdisiplinore dhe inovative të dedikuara për krijimin e mirëqenies sociale dhe përmirësimin e mjedisit ku jetojmë në përputhje me kulturat dhe traditat lokale.
Shoqata promovon kryerjen e aktiviteteve në arsim, trajnim, mbrojtjen dhe zhvillimin e pasurisë historiko-artistike, të natyrës dhe mjedisit si dhe promovimin e kulturës dhe artit, kërkimeve shkencore me interes të veçantë social.
Në fokus të saj janë traditat e trojeve shqiptare nëpërmjet shprehjes së tyre dhe përfaqësimi sipas modeleve të prodhimit dhe të ndërtimit të arkitekturës, traditat e ndërtimit të qyteteve, traditat në arkitekturë, art, artizanat dhe design. Harton dhe zbaton projekte me dobishmëri sociale që nëpërmjet trajnimit, hulumtimit universitar, promovimit të njohurive dhe ruajtjes së aseteve të prekshme dhe të paprekshme mund të realizohen risitë e duhura sociale për rritjen dhe mirëqenien e komunitetit në harmoni me traditat lokale.
Për të arritur qëllimet institucionale mund të krijohen rrjete për zhvillimin ekonomiko-shoqëror të territorit duke përdorur mjetet e projektimit për një shkallë të lartë të zhvillimit të territoreve, bizneseve, produkteve dhe shërbimeve; dhe design për risi sociale dhe mirëqenien e komuniteteve, ruajtjen dhe zhvillimin e aseteve të prekshme dhe të paprekshme në harmoni me traditat.
Shoqata ka për qëllim sensibilizimin e publikut mbi objektivat e mësipërme dhe të organizojë aktivitete, trajnime dhe kërkime shkencore.
Në veçanti, Shoqata mund të ndërmarrë dhe promovojë botime, konferenca, ekspozita dhe seminare.
Shoqata mund të ndjekë qëllimet e saj përmes marrëveshjeve me agjencitë apo institucionet e tjera me synime të ngjashme, nga te cilat mund te përfitoj te mira materiale dhe jo materiale. Fushatë tjera të aktivitetit do të jenë: edukimi, shpërndarja e informacionit në lidhje me trashëgiminë materiale dhe jo materiale, të traditave lokale, të ndërtimit në mënyrë tradicionale, artit dhe punimeve artizanale, komuniteteve të qëndrueshme dhe projektimit për risi sociale.
Gjithashtu, Shoqata do të ndërmarrë aktivitetet e mëposhtme: aktivitete rrjetëzimi, konferenca, marrja pjesë në projekte botimi, shpërndarje dhe publikime, hulumtime mbi tema të ndryshme të traditës dhe të organizojnë aktivitete, takime e trajnime.
Shoqata nuk lejohet të jetë e përfshirë në aktivitetet e partive politike.
Aktivitetet e shoqatës dhe qëllimet e saj janë të frymëzuara nga parimet e mundësive të barabarta midis burrave dhe grave dhe respektin për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
Për të ndjekur qëllimet sociale, Shoqata ka për qëllim:
- Nxitje për krijimin e punëtorive në bashkëpunim me shoqatat e tjera, autoritetet lokale dhe universitetet;
- Promovim takime me pushtetin vendor dhe përgjithësisht me agjencitë dhe institucionet që merren me zhvillimin urban, planifikimin e territorit, me qëllimin për të favorizuar krijimin e instrumenteve për zhvillimi të qëndrueshëm të sistemeve urbane;
- Organizim aktivitetesh kulturore dhe nxitjen e zhvillimit të një kulture të përbashkët drejtuar nga përdorimi i burimeve të energjisë së rinovueshme dhe konservimit të energjisë, riciklimit dhe ripërdorimit, trajtimin e mbetjeve dhe shfrytëzimin e bujqësisë organike lokale.
- Nxitje e ndërgjegjësimit të aktiviteteve të saj me të gjitha mjetet si gazeta, radio dhe televizione, takime publike, konferenca, botime në revista, libra, DVD, etj.
- Nxit shkëmbime me projekte të ngjashme në Shqipëri dhe jashtë vendit.
- Kryen çdo aktivitet plotësues duke ju referuar qëllimeve sociale, si mbledhje fondesh etj.